“Nuk ka ndodhur, është montazh”, PSD me aksion simbolik pas takimit mes Kurtit e Vuçiqit


Partia Socialdemokrate ka realizuar një aksion simbolik pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, duke ia kujtuar Kurtit fjalët kur thonte se nuk e takon përfaqësuesin serb pa kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë.

Aksioni është zhvilluar në përkujdesje të Policisë së Kosovës, teksa në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është vendosur pankarta e fotografisë së takimit, me mbishkrimin “Kjo është montazh, ky takim nuk ka ndodhur”.
“Fake News, Albini nuk e takon Vuçiqin pa kërkuar falje Serbia”, thuhet ndër të tjera në pankartën e realizuar nga PSD’ja.

Lidhur me këtë aksion, ka mbajtur konferencë sekretari organizativ i PSD’së, Nol Nushi, i cili në formë ironizuese ka thënë se gjithçka çka është raportuar në media është e pavërtetë dhe se çkado që thotë Kurti është e vërtetë

“Çështja ka qenë urgjente. Gjithë ditën e keni parë një foto të tillë… Kjo foto është një montazh tipik i partive që e kanë vjedhë shtetin qe 20 vite. Foto që e shihni nuk është as Albini e as Vuçiqi, as këta dy bashkë tu u taku mes vete. Nuk ka asnjë gjë që lideri suprem z. Kurti me u taku me Vuçiqin pa kërku falje Serbia. Nuk e di ku kanë pa këto media që i kanë bërë këto shpifje, ku kanë pa ata që z. Kurti të takohet me Vuçiqin pa u zbardh fati i të pagjeturve, pa u shpërbly dë*met e lu*ftës e pa kthy artifaktet kulturore e shumë të këqija që Serbia ka bë në Kosovë. Ku kanë pa që z. Kurti pi kafe dhe ha kifle me z. Vuçiq pa kërku falje për krimet e Kosovës. Çkado që thotë z. Kurti, ajo është e vërteta, është e tëra”, deklaroi ndër të tjera në konferencë Nushi.

Baby Boo