Qeveria emëron dy drejtorë nga radhët e Lëvizjes Besa


Qeveria emëroi dy funksionarë nga radhët e Lëvizjes Besa, pas marrëveshjes politike me të cilën Lëvizjes Besa si pjesëmarrëse në garniturën qeverise iu ndanë 10 funksione nëpër institucione të ndryshme. Në postin e avokatit shtetëror, është emëruar Fehmi Stafa, ndërsa në postin e drejtorit të Inspektoratit shtetëror për urbanizëm është emëruar Llokman Limani. Tek do duhet të emërohen funksionarët e Lëvizjes Besa në Agjencinë për komunikime elektronike, në Agjencinë e Mediave, në Agjencinë e ilaçeve, në Hekurudhat e Maqedonisë-Transporti, Në Klinikën e Transfuziologjisë, në Qendrën për punë sociale në Shkup, Në Entin Shtetëror për fëmijë me aftësi të kufizuara dhe në një klinikë që ende nuk është dakorduar. Por nga Lëvizja Besa kanë paralajmëruar se do të marrin edhe disa poste të tjera në eshalone të ndryshme në momentin kur do të ketë marrëveshje përfundimtare./Pacensure

Baby Boo