Pse me vitet të tëra heshtin përfaqësuesit ligjor shqiptarë në Këshillin Gjyqsorë  të  RM-së  ndaj rasteve të montuara?!


Beqir Shahini, Shemsedin Josufi, Selim Ademi dhe Bekim Rexhepi janë z.v . kryetar dhe anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë, përndryshe përfaqësues ligjor të popullit shqiptar në Këshillin Gjyqësorë të RM-së .  Të  cilët garantojnë vlerësimin, profesionalizmin  dhe ndërgjegjen e gjyqtarëve gjatë ushtrimit të funksionit të tyre dhe të vendos për përgjegjësi disiplinore te punës së gjykatësve, që me vite të tëra kanë qenë të padrejtë dhe pjesë e instrumentit shtetëror të montimeve në shumë rasteve ndaj popullit shqiptar në RM.

Deri tani asnjeri prej përfaqësuesve shqiptarë në Këshillin gjyqësor të RM-së  nuk ka ndjerë përgjegjësi ndaj vuajtjes së shumë shqiptarëve për keqtrajtimin dhe montimin e shumë proceseve gjyqësore.  Rastet më të njohura për opinion janë rastit ]Alfa, Monstra, Brodeci, Sopoti e shumë raste tjera ku  shumë shqiptarë u dënuan me burg të përjetshëm, pikërisht nga këta gjykata ku edhe këta përfaqësues  të shqiptarëve obligohen me ligj që ta garantojnë punën e tyre të drejtë.

A thua se pse ishte e nevojshme inkuadrimi i ndërkombëtarëve  për formimin e Prokurorisë Speciale duke pasur parasysh se kemi përfaqësues shqiptarë në Këshillin Gjyqësorë  të RM-së, ku garantojnë punën e drejtë të gjykatësve në tërë gjykatat e vendit?

Si është e mundur që padrejtësia e ushtruar ndaj populli shqiptarë,  nga rastet e montuara politike  arriti  të vërehet nga  ndërkombëtarët, ndërsa jo nga personat në fjalë.

A duhet të thirren në përgjegjësi penale edhe këta shqiptarë të Këshillit Gjyqësor të RM-së që e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare me heshtjen e tyre ndaj rastet të lartpërmendura,  duke mos ndërmarrë asnjë veprim ndaj gjykatësve që shkatërruan shumë familje shqiptare me punën e tyre./PaCensurë

Baby Boo