Aksion në Shkup: “JEP RYSHFET!”


Sistemi Gjyqësor, shëndetësia dhe arsimi janë fushat ku më së shumti pranohet ryshfeti. Disa aktivistë në mënyrë ironike kanë ngritur zërin për nivelin e marrjes së ryshfetit në vend. Ata në kuadër të aksionit “JEP RYSHFET” kanë formuar agjencinë për shpërndarjen e ryshfetit përmes së cilës, siç theksojnë ata do të shpërndajnë ryshfetin edhe nëpër institucionet dhe sferat që marrin më pak ryshfet.

“Duke filluar që nga sistemi gjyqësor që është tërësisht i korruptuar që ka si vaktin e saj më të mirë ryshfetin, pastaj kalojmë tek sistemi i shëndetësisë, mjekësia spitalet, ryshfetet që jepen nën dorë për të mundur të përmirësohet gjendja e pacienti, në edukim por edhe në marrëdhëniet e përditshme tona”, tha Diana Malaj – Agjencia për shpërndarjen e barbartë të ryshfetit.

Dragan Dodevski thotë se atij personalisht i është kërkuar që të japë ryshfete në disa raste.

“Po më ka ndodhur që të më kërkohet ryshfet. Ku? Po më së shpeshti kur duhet të merret ndonjë shërbim shëndetësor apo tek qeverisja lokale kur më është dashur që të kërkohet ndonjë dokumentacion për ndërtim, leje ndërtimi apo ndonjë gjë tjetër”, u shpreh Dragan Dodevski – aktivist.

Një tjetër aktivist thekson se korrupsioni është i pranuar në masë të madhe në vendin tonë, dhe kjo ka bërë që ata në mënyrë ironike të formojnë agjencinë për shpërndarjen e barabartë të ryshfetit.

“Korrupsioni është i pranuar në masë të madhe tek ne, si nga institucionet dhe funksionarët ashtu edhe nga qytetarët, Duke parë këtë si potencial, Agjencia njëzëri vendosi që të marrë masa urgjente që të lehtësojë procesin e marrjes së mitos për të gjitha palët e përfshira”, tha Gjorgji Ivanoviq – Agjencia për shpërndarjen e barbartë të ryshfetit.

Ata në mënyrë satirike shpërndanë bankënota ku qëndronte vlera dhe institucioni për ku duhet të përdoret. Bankënota të tilla lanë edhe tek zyra e Komisionit për Parandalim të Korrupsionit, e cila po vazhdon të mbetet boshe, si pasojë e dorëheqjeve nga anëtarët e saj. Niveli i korrupsionit në vend është përmendur edhe në raport-progresin e Komisionit Evropian për Maqedoninë./TV21

Baby Boo