Prova të reja vijnë nga Gjermania që fundosin të akuzuarin Nikolla Gruevski


Trupi gjykues hodhi poshtë mbrojtjen e të pandehurve në rastin “Tanku” dhe pranoi provat e reja të paraqitura nga PSP-ja.

Prokurori Stevço Donev tha se provat e reja ishin marrë me ndihmë ligjore ndërkombëtare dhe përmbajnë 58 faqe në gjuhën maqedone, gjermane dhe angleze. Kjo është një komunikim përmes e-mail midis firmës gjermane të shitjes së automobilave mercedes “Daimler Benz” dhe kompanisë maqedonase “Mac Autostar”, e cila është e autorizua për shitjet e automobilave mercedes, raporton Pa Censurë.

Avokatët e të akuzuarit kundërshtuan që gjykata t‘i pranojë provat e reja të paraqitura nga PSP-ja, por me këmbënguljen e prokurorëve se janë dëshmi relevante, këshilli gjyqësor vendosi t’i pranojë dhe të merren parasysh në procedurë.

Pëmajtja e provave të reja nuk u paraqit në seancën e sotme dhe dëgjimi vazhdoi me paraqitjen e provave të mbrojtjes.

Nikolla Gruevski dhe ish ndihmës ministri i brendshëm Gjoko Popovski dhe ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska akuzohen në rastin “Tanku”.

Të tre janë akuzuar për favorizimin e nje operatori ekonomik në blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë euro.

Në gjykatë sot kanë marrë pjesë Nikolla Gruevski dhe Gjoko Popovski ndërsa Gordana Jankullovska do të gjykohet ve­çmas për shkak të shtatëzanisë së rrezikshme./Pa Censurë

Baby Boo