Forcat e armatosura të Ukrainës thonë se kanë rrëzuar 5 avionë rusë dhe një helikopter


Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka pretenduar se pesë avionë rusë dhe një helikopter u rrëzuan herët të enjten, ndërsa forcat ruse sulmuan Ukrainën.

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë postuar një deklaratë duke thënë se ushtria ruse filloi “granatimet intensive” të njësive të saj në lindje të vendit. Rusia gjithashtu nisi sulme me raketa në aeroportin Boryspil pranë Kievit dhe disa aeroporte të tjera, thuhet në deklaratë.

Por ushtria ruse i ka mohuar pretendimet, njoftoi të enjten agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Ukraina tha se u sulmua përmes kufijve të Rusisë, Bjellorusisë dhe Krimesë

Ukraina u sulmua përmes kufijve të shumtë, tha shërbimi kufitar shtetëror ukrainas herët të enjten.

“Rreth orës 5:00, kufiri shtetëror i Ukrainës në zonën me Federatën Ruse dhe Republikën e Bjellorusisë u sulmua nga trupat ruse të mbështetura nga Bjellorusia”, tha shërbimi.

Shërbimi kufitar shtoi se sulmet po kryhen në rajonet Luhansk, Sumy, Kharkiv, Chernihiv dhe Zhytomyr – zona në kufijtë lindorë dhe veriorë të Ukrainës.

Sulmet kanë në shënjestër njësitë kufitare, patrullat kufitare dhe pikat e kontrollit duke përdorur artileri, pajisje të rënda dhe armë të vogla, tha shërbimi kufitar.

“Përveç kësaj, sulmi ndodh nga ana e Republikës Autonome të Krimesë”, tha shërbimi.

Ukraina po qëllon në kundërpërgjigje: Ai shtoi se rojet kufitare, së bashku me Forcat e Armatosura dhe Gardën Kombëtare të Ukrainës, po “qëllojnë kundër armikut” në varësi të situatës në kufi.

Baby Boo