U arratis nga bu*rgu i Idrizovës – Policia e Tetovës e gjen 41 vjeçarin në Tetovë


Policët e Sektorit për Punë të Brendshme – Tetovë, sot rreth orës 10:20 në rrugën “Shtipska” në Tetovë kanë ndaluar 41 vjeçarin me iniciale K.K nga Tetova, njofton MPB. MPB bën me dije se personi K.K. është i njëjti i cili kërkohej me urdhër të KPU “Idrizovë” – Shkup për vuajtje të dënimit me bu*rg në kohëzgjatje prej një viti e gjysmë, për veprën penale “vjedhje”, e dënueshme nga neni 235 i Kodit Penal. K.K. është kthyer në hapësirat e KPU “Idrizovë” për vuajtje të dënimit me bu*rg.

Baby Boo