Prokurori: Gruevski nuk do t’i shpëtojë burgut


Prokurori Gavrill Bubevski siguroi se lënda në rastin “Tanku” nuk do të vjetërohet, dhe madje është i bindur që Gjykata e Apelit do ta vërtetojë dënimin e shkallës së parë me çka Gruevskit do t’i mbetet dënimi prej dy vitesh burg për Mercedesin 600 mijë eurosh.

“Rasti vjetërohet në tetor të këtij viti. Ndërsa për vendimin, shpresoj që Gjykata e Apelit ta sjellë sa më shpejtë. Vlerësoj se nuk do i duhen më shumë se pesë ose gjashtë ditësh gjykatës për të marrë vendim…Mendoj se pas gjithë këtyre argumenteve që i dorëzuam, besoj se vendimi i shkallës së parë do të vërtetohet, dhe që të dytë do të kenë mundësi ankese edhe tek Gjykata Supreme”, deklaroi Bubevski./Pacensure

Baby Boo