Kabineti i Ivanovit i reagon LSDM-së


Kabineti i presidentit të shtetit Gjorge Ivanov ia ka hedhur poshtë pohimet e deputetit të LSDM-së Kostadin Kostadinov dhe kumtoi se ato janë “gënjeshtra të mëdha dhe manipulim me qëllim të defokusohet opinioni”.

“Është e qartë dhe e pritshme që LSDM përmes këtyre manipulimeve po tenton të ushtrojë presion ndaj presidentit Ivanov, për shkak të politikave dhe qëndrimeve të tija të fuqishme në mbrojtjen e dinjitetit të popullit maqedonas dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërsa lidhur me mospranimin e marrëveshjes së dëmshme greke”, shkruan në reagimin e Kabinetit të Ivanovit.

Kjo pason, pasi Kostadinov sot në pres-konferencë tha se Ivanov dje ka treguar se “udhëhiqet nga interesat personale dhe të ngushta partiake, ndërsa jo nga interesat e qytetarëve dhe të shtetit” dhe se ka nxitur urrejtje ndërfetare dhe ndëretnike duke dëshmuar njëherësh se nuk është dinjitoz për funksionin të cilin e kryen.

Kabineti i Ivanovit në reagimin mes tjerash thekson se populli maqedonas në ditën e djeshme qartë dha mendimin e tij drejtë, siç shkruan, “politikën humbëse të cilën e udhëheq ky pushtet për Republikën e Maqedonisë”.

“E vërteta dhemb, e aq më shumë udhëheqësia e LSDM-së për tradhtinë të cilën ia ofron popullit të Maqedonisë. Presidenti Ivanov asnjëherë nuk ka nxitur urrejtje ndërfetare dhe ndëretnike. Përkundrazi, unitetin të cilin me dekada e ka ndërtuar, tani është në rrezik, pikërisht për shkak të politikave dhe vendimeve të dëmshme të këtij pushteti. Për atë se a është i dinjiteteshëm për funksionin që e kryen, nuk pyeten partitë politike, por qytetarët të cilët e kanë zgjedhur dhe e kanë shfaqur qëndrimin e tyre me pjesëmarrjen në Ilinden”, thekson Kabineti duke shtuar se Ivanovi në të ardhmen do të udhëhiqet vetëm nga interesi shtetëror dhe interesi i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Baby Boo