Projektkodi Civil i Kosovës e njeh të drejtën e martesave midis gjinive të njëjta


Avokati i Arianit Koci ka thënë se me Projektkodin Civil të Kosovës lejohen martesat e gjinive të njëjta.

Koci ka dalë në përkrahje të martesave të tilla, ndërsa ka sqaruar dispozitat e Nenit 1138 të Kodit Civil, që njeh martesat mes gjinive të njëjta.

Ai ka thënë se deri tani 31 shtete e kanë lejuar martesën ndërmjet gjinive të njëjta.

“Kosova natyrisht se do të rreshtohet në anën e duhur: të demokracisë. Jemi në një fazë të krijimit të Kodit Civil prandaj duhet t’i aplikojmë trendët më të avancuar liberalo-demokratik. Përsëris, ky trend nuk do të ndalet. Aq sa ka mundur të ndalet e drejta e gruas ose edhe të personave me ngjyrë në votë”, ka shkruar Koci.

Shkrimi i plotë:

E përkrah martesën midis gjinive të njëjta

Projektkodi Civil i Kosovës, në Nenin 1138, lejon martesën midis gjinive të njëjta.

E përkrah këtë iniciativë.

Nuk do ta përdor gjuhën teknike juridike, me qëllim që masa e gjerë ta kuptojë domethënien e kësaj dispozite, por edhe qëndrimin tim lidhur me këtë të drejtë të njeriut.

1. Njohja e së drejtës së martesës ndërmjet gjinive të njëjta konsiderohet si e drejtë e njeriut dhe e drejtë civile.

2. Deri tash, 31 shtete e kanë lejuar martesën ndërmjet gjinive të njëjta.

3. Shteti i parë që e ka lejuar martesën ndërmjet gjinive të njëjta është Holanda (1 prill 2001). Siç po e shihni, numri vazhdimisht po rritet!

4. Mbështetësit e martesës midis gjinive të njëjta janë organizatat e të drejtave të njeriut dhe të drejtave civile dhe komuniteti shkencor.

5. Kundërshtarët më prominentë janë grupet fetare. Madje, sheriati e ndalon në mënyrë eksplicite.

6. Trendët botërore indikojnë rritjen e vazhdueshme të mbështetjes së njohjes në martesë midis gjinisë së njëjtë, në demokracitë e zhvilluara. Ky proces është i pandalshëm. Të gjitha shtetet demokratike, herët a vonë, do ta aplikojnë këtë dispozitë.

7. Komuniteti shkencor nuk e konsideron homoseksualizmin si zgjedhje, por si përcaktim biologjik.

8. Të mos harrojmë se edhe në demokraci as gratë e as njerëzit me ngjyrë nuk janë lejuar të votojnë.

9. Shtetet që e kanë legalizuar martesën mes gjinive të njëjta janë: Argjentina, Australia, Austria, Belgjika, Brazili, Kanada, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Danimarka, Ekuadori, Finlanda, Franca, Gjermania, Islanda, Irlanda, Luksemburgu, Malta, Meksika, Holanda, Zelanda e Re, Portugalia, Afrika e Jugut, Spanja, Suedia, Zvicra, Tajvani, Britania e Madhe, SHBA dhe Uruguai.

10. Kosova natyrisht se do të rreshtohet në anën e duhur: të demokracisë. Jemi në një fazë të krijimit të Kodit Civil, prandaj duhet t’i aplikojmë trendët më të avancuar liberalo-demokratik. Përsëris, ky trend nuk do të ndalet. Aq sa ka mundur të ndalet e drejta e gruas ose edhe të personave me ngjyrë në votë!

Baby Boo