Omar Imeri: “Jam i lumtur që erdhi dita të festojmë”


Shkupi fitoi me golin e Omar Imerit transfertën me Pelisterit, duke mbetur kështu vetëm një fitore larg titullit kampion. Autori i golit të fitores së Shkupit, ka folur pas ndeshjes me Pelisterin.

“Sigurisht nuk ishte një ndeshje e lehtë pasi që ata arritën të mbrohen mirë gjatë gjithë kohës, por ne ishim të fokusuar dhe luftuam deri në fund. Ishte një fitore që e merituam, jam i lumtur për golin që shënova, jam i lumtur që fituam dhe jam shumë i lumtur që erdhi dita të festojmë”, tha Imeri.

Baby Boo