Ky është tetovari i suksesshëm në Arabinë Saudite, Husein Reka


Husein Reka apelon të rrinjët që eksperiencën e akumuluar jashtë ta sjelli në vendin e tyre

Personazhi i i këtij podcasti Husein Reka ka folur për zhvillimin e karrierës profesionale jashtë shtetit dhe marrje e pozitave shumë të larta në sektorin publik në shtetet e Gjirit. Ai aktualisht mban pozitën e këshilltarit të  lartë për financat dhe politikat e kujdesit shëndetësor në Këshillin e Sigurimeve Shëndetësore të Arabisë Saudite.  Ai poashtu tregoi edhe për eksperiencën e tij jo fortë të mirë pas kthimit në Maqedoni nga studimet posdiplomike në një nga institutet më të mira të Britanisë së Madhe siç është London School of Economics.

Pavarsisht faktit që Husein Reka nuk u mirëprit në vendin e tij të lindjes edhe përkundër bagazhit të gjerë professional ai përsëri i apelon të rrinjët që gjithë atë eksperiencë që mund ta marrin në ndonjë vend jasht shtetit të tyre të mundohen dhe ta sjellin përsëri në vendin e tyre në ndonjë ë forme sepse beson që edhe këtu gjërat do të ndryshojnë për të mirë.

I pyetur nga gazetarja Vejseli  se çfarë këshille do t’i jepte një të riu që synon karrierën jashtë vendin, Reka tha se gjithsecili duhet ta prezantojnë vendin dhe popullin e vet në mënyrën sa më të mirë dhe në dritë më të mirë , që të japin shembull se sa puntor jemi, sa të mirë jemi dhe sa profesionist!

Dëgjo videon e plotë:

Baby Boo