Pritet mot i paqëndrueshëm në Maqedoni! Shi i rrëmbyeshëm, vetëtima dhe breshër


Nesër pasdite dhe të enjten në më shumë vende do të mbajë mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima.

Në nivel lokal proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, zbrazje elektrike të fuqishme, erë të fuqishme dhe kushte për paraqitjen e izoluar të breshrit, kumtoi DPHM.

Më pas ditëve në vijim do të mbizotërojë mot me diell, por në orët e pasdite me paraqitjen e izoluar të vranësirave të paqëndrueshjme, shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima.

Baby Boo