Autoritetet e Wuhan-it gjejnë shenja të Covid-19 në mishin e viçit


Autoritetet në Wuhan, vendi ku virusi vde*kjeprurës u shfaq për herë të parë në Kinë, kanë raportuar se kanë zbuluar praninë e koronavirusit të ri në paketimin e mishit të viçit të importuar nga Brazili. Në një deklaratë, Komisioni Komunal i Shëndetit në Wuhan, konfirmoi se ata kishin gjetur tre mostra pozitiv në paketimin e jashtëm të mishit të viçit brazilian të ngrirë, pa kocka.

Kjo vjen si sfida e fundit për qytetin kinez me 11 milionë banorë, i cili më parë e kishte deklaruar se kishte lënë pas rrezikun nga koronavirusi. Sipas autoriteteve, viçi kishte hyrë në vend në portin Qingdao dhe më pas u transportua në Wuhan. Ai u ruajt në ngrirje derisa virusi u zbulua kohët e fundit.
Pas një hetimi të mëtejshëm, u zbulua se mishi i viçit ishte importuar nga një fabrikë në pronësi të Marfrig Global Foods S.A., e cila është një firmë braziliane.

Baby Boo