Kapet zvicerania me 226.000 franga dhe makinën e numërimit të parave në veturë


Një shtetase zviceran është përpjekur të kontrab*andonte 226,020 frangash përtej kufirit në doganat në Chiasso-Brogeda
Doganierët italianë kanë ndaluar një shtetase zvicerane në doganën e vendkalimit kufitar Chiasso-Brogeda, e cila nuk kishte deklaruar 226,020 franga, para që i kishte me vete në makinë.

Zyrtarëve të doganës u lindi dyshimi pasi panë një makinë numërimi të kartëmonedhave në veturë.
Ajo që u konstatua pastaj është se një shtetase zviceran është përpjekur të kontrab*andonte 226,020 franga përtej kufirit në doganat në Chiasso-Brogeda.

Sipas Guardia di Finanza, një forcë e specializuar e policisë italiane në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave në Romë, inc*identi ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm.
Një ekzaminim nga afër të makinës u zbuluan 226 mijë franga në kartëmonedha prej 1000 frangash. Paratë ishin fshehur në një zarf të madh. Autoritetet kanë konfiskuar 50 për qind të shumës totale.

Baby Boo