Arrestohen 4 persona mes të cilëve një grua të cilët dyshohen se plagosen 2 persona në Spitalin e Tetovës


Dje në mbrëmje (11-janar) në ora 23:10 në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat R.T. (35) dhe M.T.(44) nga Tetova, ndërsa më herët edhe 55-vjeçaren Sh. E. dhe personin N.M.(39) nga Tetova për shkak të dyshimit për përfshirje në të shtënat e djeshme (11 janar) me armë zjarri para Qendrës Emergjente të Spitalit Klinik të Tetovës, e cila ka ndodhur rreth orës 18:05, ku lëndime të rënda trupore. (Plagë me armë zjarri) kanë pësuar dy persona A.M.(41) dhe Z.M.(36) nga fshati Gajre e Tetovës. Po merren masa për gjetjen e një personi tjetër. Prokurori publik dhe një ekip nga SPB-Tetovë kanë kryer këqyrje të plotë në vendin e ngjarjes dhe punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës ndaj personave të përfshirë në këtë rast do të vijojnë kallëzime përkatëse.

Baby Boo