Pritëm 27 vjet dhe vetëm gënjeshtra, dy mësuesit nuk durojnë më dhe ndërtojnë vetë shkollën


E rralle! Nuk kanë pritur me 2 mësuesit Donald Dervishi dhe Borsion Spaho dhe kanë mundur të bëjnë realitet ëndrrën e tyre dhe të banorëve të zonës Vëndreshë Mal, duke i kthyer ne kete menyre fshatit pas kaq shumë vjetësh mungesë të një shkolle, institucionin e tyre arsimor. Mësuesi Donald Dervishi tregon se nisma humanitare e ndërmarrë prej tyre në shtator të vitit 2017, e arriti qëllimin, pasi shkolla këtë fillim viti do jetë në shërbim të fëmijëve të fshatit.

Vëndreshë III ose siç njihet ndryshe Vëndreshë Mal është një fshat i Skraparit që ndodhet 3 orë larg nga zona urbane dhe prej vitesh ka sjellë vështirësi në zhvillimin e procesit mësimor si për fëmijët e këtij fshati dhe për mësuesit. Dervishi tregon se nismën e filluan pas pjesëmarrjes në emisionin “100 Milionë”, ku dolën fitues me 250 mijë lek të rinj dhe më pas me anë të një faqeje donacionesh në internet mblodhën mbi 10000 $ si dhe materiale të dhuruara nga kompani të ndryshme dhe individë.

Shkolla e re është e vogël, me një klasë, tualetin dhe një korridor. E mjaftueshme për 5 fëmijët që do të ulen këtë vit në bankat e saj. Mësimi do të zhvillohet me klasë kolektive, ku secili nxënës do punojë me programin përkatës që ka, shpjegon Dervishi më tej.

Nisma e 2 mësuesëve ka emocionuar dhe ka marrë përkrahje nga të gjithë, sidomos nga banorët e këtij fshati të thellë. Mësues Donald Dervishi është drejtori i shkollës “Ferit Bregu” të Njësisë Administrative Vendore Vendreshë e Madhe. Ka studiuar për Gjuhë-Letërsi dhe jep mësim në shkollën 9-vjeçare të fshatit Therepel, që është 3 orë larg në këmbë vajtje-ardhje me fshatin Vendreshë Mal (ku u ndërtua shkolla).

Bashkënismëtari Borsion Spaho, është mësues i ciklit fillor. Mësues Borsioni ka tre vjet që jep mësim në këtë fshat, në një shtëpi me qera, e përshatur si shkollë. Për rreth 10 vite kështu ka funksionuar, për të mos u mohuar fëmijëve arsimimin. Mësues Borisonit “i duhej të vinte çdo ditë në këtë fshat nga qyteti i Çorovodes deri në Vendreshe Mal, në kohë me shi, breshër, borë apo dhe në kohë me diell, gjë e cila i kushtonte 3 orë kohë në total, vajtje- ardhje”, thotë Dervishi për Pozitivin

Baby Boo