Gazetarja Brulinda Shingjergji: “Me këtë sot vërtetova se jo çdokush meriton të jetë mjek”

Brulinda Shingjergji:
Me ra rasti te shkoj sot ne spital dhe aq shume vetura kishte sa dhe vend per t’u parkuar mezi gjeje. Pervec kesaj me hallin qe ke, sepse dihet qe askush nuk shkon per qejf, perballesh dhe me arrogancen e X mjekut se per momentin je ne udhekryq e s’di ku te parkohesh. Pa piken e turpit vjen, ta hap deren e vetures dhe te shfryhet maqedonisht, mbase e ka dhe gjuhen e nenes, per kete gje e respektoj.

Plus reklamon veten se eshte mjek!
Me gjithe ate sjellje rrugacerie, i kthehem me miresjellje i them se gruan e vajzen e respekton mbare bota dhe te te vije turp qe me drejtohesh ne ate menyre.

Keta jane mjeket tane, pastaj ankohen se i rrahin dhe i terheqin zvarre. Jo, jo, nje kategori e tille e kerkojne, e them me keqardhje edhe pse dhuna nuk zgjidh asnje problem. Nuk po fus te gjithe mjeket ne nje thes, sepse ka edhe njerez te shkelqyer qe veshin uniformen e bardhe.
Po fundja nuk kane faj se varet ne çfare ambienti eshte rritur ose dikush ju jep krahe qe te behen dhe si komandanta.

Per te ardhur keq me cfare perballemi ne ditet e sotme, ne cfare gjendje eshte mjeksia jone, me cfare mjekesh kemi pune.
Ndonjehere mjeket jane me te semure se pacientet, me kete sot vertetova qe semundja nuk eshte vetem te rrish shtrire dhe se jo cdo kush meriton epitetin “mjek”.