Prerja e drunjve në rrugën Orce Nikollov në Komunën Qendër ka alarmuar opinionin


Lidhur me prerjen e druve në rrugën Orce Nikollov në Qendër, veprim ky që nxiti reagime të ash*pra, kryetari i komunës arsyetohet se drutë nuk kishin fare rrënjë. Sasha Bogdanoviç tha se 13 drunjtë përbënin rre*zik për ata që ecnin në rrugë sepse mund të binin mbi to.

“Kur kemi situatë të këtillë, është më mirë t’i largoni sepse një shi i rrëmbyeshëm apo ndonjë intervenim në rrugë, mund të shkaktojë dëm dhe dikush të pësojë. Në vendet e njëjta do të mbillen dru të tjera të lloji të njëjtë, kështu që, vargu do të përtëritet”.
Nga OBRM-PDUKM-ja thonë se rruga Orce Nikollov disa herë është gërryer dhe prandaj është shkatërruar gjelbërimi.

“Kjo pamje e mjerueshme pas meje është rruga Orce Nikollov të cilën Bogdanoviq dhe Shilegov dje e shkatërruan, ndërsa premtuan se nuk do e bëjnë këtë. Saktë para një muaji autoritetet e qytetit Shilegov dhe Bogdanoviq bashkë me Zaevin në konferencë për shtyp pikërisht nga ky vend premtuan rikonstruktimin e rrugës pa i informuar qytetarët se planifikojnë prerjen e drunjëve”.
Janë prerë 13 nga gjithsej 171 drunjë që ishin në atë rrugë.

Baby Boo