LSDM:Fitorja e Pendarovskit është fitore për gjithë shoqërinë


Kandidati i përbashkët për president Stevo Pendarovski është konfirmim i konceptit të promovuar nga LSDM-ja për ndërtimin e një shoqërie për të gjithë në Maqedoninë Veriore të avancuar dhe euroatlantike, shtet partner i barabartë në këshillin demokratik.

Për herë të parë në histori, siç thuhet në kumtesën e LSDM-së,  30 parti prej bashkësive të ndryshime etnike, prej përcaktimeve të politike u bashkuan dhe qëndrojnë pas një kandidati i cili bashkon, i cili është i gatshëm ta çojë vendin drejtë anëtarësimit të plotë në NATO dhe integrimin në BE.

“Në zgjedhjet e ardhshme, qytetarët do të zgjedhin presidenti të vërtetë për të gjithë qytetarët, president i cili është kundër ndarjeve dhe izolimeve, president i cili do të qëndrojë së bashku me forcat demokratike dhe progresive dhe i cili do ta promovojë Maqedoninë e Veriut si vend global dhe i drejtë”, thonë nga LSDM..

Fitorja e Stevo Pendarovsit në zgjedhjet e ardhshme do të jetë edhe një fitore e konceptit një shoqëri, fitore e rrugës tonë të përbashkët drejtë progresit, zhvillimit dhe integrimit, thuhet mëtej në kumtesë.

Baby Boo