Prej nesër duhet të ripërtihen dokumentet për ndihmë sociale


Qendra publike për punë sociale ua rikujton të gjithë qytetarëve marrin ndihmë sociale se duhet ti ripërtrijnë dokumentet e tyre personale. Rinovimi i dokumenteve do fillojë prej nesër, 3 janar.

Banorët e Maqedonisë që marrin ndihmë sociale nga shteti, do të duhet që të bëjnë kërkesë të re për asistencë sociale. Formularët për aplikim do të duhet ti marrin në Qendrën për punë sociale.

Gjatë dorëzimit të dokumenteve duhet të posedojnë letërnjoftim të vlefshëm për vete dhe për gjithë anëtarët e rritur të familjes, dhe të dhëna të sakta për numrin e anëtarëve në shtëpi, dhe të ardhurat e tyre së bashku, ndërsa dokumentacionet e tjera do t’i plotësojë vetë Qendra.

Qendra për punë sociale

“Bazë e kësaj ripërtëritje është që gjithë anëtarët e moshës madhore të familjeve të paraqiten në Agjencinë për punësim, që do të jetë parakusht për marrjen e ndihmës sociale minimale, në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale, i cili do të miratohet së shpejti”

Qytetarët i kanë në dispozicion gjithësej 26 ditë për ti ripërtërirë dokumentet e tyre personale, pasi a fakti fillon nesër dhe skadon më 28 janar.

Pasi të mbarojë ky proces i ripërtrirjes, sipas ligjit për mbrojtje sociale, ekipet nga Qendra do të dalin në terren për të vërtetuar pohimet dhe të dhënat e kërkuesit të asistencës.

Gjatë vitit të kaluar, Qeveria miratoi buxhet më të lartë për asistencë sociale, dhe në 70 përqind të llojeve të asistencave, nga muaji shkurt do të ketë rritje për 300 përqind më shumë. Kështu,  për familjet katër anëtarëshe, ndihma sociale do të jetë 10.600 denarë, ndërsa ndihma sociale për një familje katër anëtarëshe me një anëtar të paaftë për punë do të arrijë në 11.700 denarë. Rritet edhe numri i fëmijëve që do të përfitojnë shtesa fëmijërore si dhe shtesa për shkollim. Shtesa fëmijërore aktualisht përfitojnë vetëm 3.200 fëmijë edhe atë vetëm nga familjet që kanë të ardhura prej 10.000 denarëve. Me reformën e re në sferën sociale këtë shtesë do ta përfitojnë 73.500 fëmijë.

Por, Qeveria pati paralajmëruar se pavarësisht që i rritë asistencat sociale, shfrytëzuesve do tu ofrohen edhe mundësi për punë. Ata do të trajnohen, përgatiten, që më mos të jenë të varur nga ndihma e shtetit.

Për rritjen e asistencave sociale, janë ndarë 2,2 miliard denarë, ose afro 36 milion euro. Shenja

Baby Boo