Aksident në punë, dy të rinj nga Shkupi bien nga një lartësi e madhe

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 12:00 në SPB Shkup është denoncuar rasti se në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” janë pranuar B.S.(34) nga Sveti Nikolla dhe A.V.(31) nga Shkupi, që të dy të punësuar në një firmë në Shkup. Përderisa kanë qenë duke punuar ata kishin rënë nga një lartësi e madhe, shkruan Zhurnal.

Te B.S. janë konstatuar lëndime më të rënda trupore, ndërsa A.V. është lënduar më lehtë.

Për rastin në fjalë është njoftuar edhe inspektoriati. Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.