Mbyllet një pishinë në Vinicë për shkak të organizimit të festave gjatë pandemisë


Inspektorati i Tregut e ka mbyllur një pishinë në Vinicë për të cilën më herët kanë dorëzuar kallëzim penal pasi pronari ka organizuar festa edhe përkundër ndalesave për shkak të pandemisë COVID-19.

Objekti nuk do të mund të punojë derisa të miratohet protokolli për punë nga Komisioni për Sëmundje Infektive përpilimi i të cilit është në rrjedhë. Së bashku me pishinën është mbyllë edhe kafe-bari.
Festa në këtë pishinë u mbajt në fundjavën e kaluar ndërsa inspektorët kanë intervenuar edhe në disa objekte tjera.

Më herët Inspektorati i Tregut e mbylli edhe klubin e natës “Avatar” në Strumicë tek i cili gjithashtu pati festë pa respektim të protokolleve për mbrojtje nga coronavirusi.
Inspektorati ka njoftuar se në periudhën që vjen do të mbyllen të gjitha klubet e natës.

Baby Boo