Policia jep detaje për mbytjen në Matkë të 31 vjeçares nga Kosova


Një 31-vjeçare nga Prishtina ka humbur jetën në liqenin artificial Treska. Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gruaja kishte qenë duke shëtitur rreth liqenit me motren e saj dhe në një moment kishte rrëshqitur në ujë. Kalimtarët e rastit e kishin vërejtur se gruaja kishte filluar të mbytet dhe e kishin nxjerrë nga Liqeni teksa ende po jepte shenja jete. Por, derisa ekipet e ndihmës së shpejtë kishin arritur, gruaja kishte ndërruar jetë.

“Pas identifikimit, është konstatuar se bëhet fjalë për personin M.C, 31-vjeçare nga Prishtina e Kosovës e cila kishte qenë mysafir tek motra e saj në Shkup. Sipas denoncimit, rasti tragjik ka ndodhur teksa dy motrat po shëtisnin rreth Liqenit Treska. M.C ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë. Ekipet e prokurorisë dhe të SPB-Shkup kanë kryer eksperizën dhe trupi i gruas është dorëzuar për autopsi tek Instituti për mjekësi ligjore”, theksohet në raportin policor.
Baby Boo