Mario Dedivanovic grimieri me origjinë shqiptare, pranoi publikisht para gjithë botës, prirjet e tij seksuale. Ai tha se është gay, dhe ndjehet krenar për veten. Sot ai ka publikuar një video në instagramin e tij, duke ndarë një moment prekës mes takimit të tij dhe nënës, menjëherë pas deklaratës kur Mario rrëfeu se ishte homoseksual. Mario e dinte se mamaja e tij, ishte me pushime, ndaj nuk i ka mbajtur lotët ,kur e pa atë sapo ai zbriti nga skena.