Policia i vrau djalin, flet babai i Klodjan Rashës: Po prisnim për ta martuar

Qazim Rasha, babai i 25-vjeçarit Klodjan Rasha që mbeti i vrarë nga policia, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Baby Boo

I pyetur nga gazetari Spartak Koka lidhur me këtë ngjarje të rëndë, Qazim Rasha është shprehur i revoltuar me veprimin e efektivit të policisë.

Madje, Qazim Rasha ka deklaruar se Klodjan Rasha së shpejti do të martohej, ndërsa kërkon me dëshpërim zbardhjen e çështjes.

Spartak Koka: Është një ngjarje e rëndë fillimisht, ngushëllime për humbjen e djalit tuaj.

Qazim Rasha: Faleminderit!

Spartak Koka: Çfarë ka ndodhur dhe si e keni marrë vesh, çfarë mund të na thoni për opinionin publik në këtë intervistë të drejtpërdrejtë në emisionin “Opinion”?

Qazim Rasha: Fatkeqësi e imja, mos i ndodhtë askujt. Çfarë mund të thotë një baba për një djalë 25-vjeçar që kishte dalë të marrë një paketë cigare. E të iki se nuk ka maskë dhe të masakrohet nga policia. Edhe kriminel të ishte mund ta arrestosh, ai ishte tek dera e shtëpisë. Edhe nëse ta kishte se kishte bërë faj, mund të kishte bërë gjithçka mund ta kapte policia ta arrestonte, ta burgoste, të bënte çfarë të donte nëse kishte bërë faj. Por ta masakrojë policia një fëmijë 25 vjeç kur unë e kisha për ta martuar.

Spartak Koka: E kishit fejuar?

Qazim Rasha: Po prisnim për ta martuar. Nuk mund të them asgjë, asgjë.

Spartak Koka: Ai ka qenë duke ndenjur tek pema, aty ku pinte kafen ka qenë një tip i mbyllur.

Qzim Rasha: Ka qenë në punë të vetë.

Spartak Koka: Për gjithë opinionin publik që kanë shumë pikëpyejte, thonë që ka pasur armë, çfarë mund të më thuash për Klodin e di që jeni baba dhe është një ngjarje e rëndë, por ka nevojë për t’u zbardhur ?

Qazim Rasha: Ke dëshmitarë që e kanë parë skenën, duke u zënë me polici duke gjurmuar dhe duke e rrahur aty në rrugë. Ai ka dalë me pi një kafe dhe ka ardhur për tek shtëpia. Kur ka parë policin ishte pa maskë dhe ata e kanë gjurmuar. Nëse ka shtet, nëse funksionon ligji, nëse ai ka qenë me armë unë e pushkatojë. Nëse djali ka qenë duke ikur për një maskë dhe të masakrohet fëmija në derë të shtëpisë në lagje… Këtë edhe serbi nuk ta bën, nëse shkon dhe kalon matanë të kap dhe të arreston. Po të shkosh të shikosh kufomën, është degjenuar kufoma.

Spartak Koka: Djali juaj nuk ka pasur precedentë të mëparshëm se është thënë që është kapur për pengmarrje?

Qazim Rasha: E bëjnë për të maskuar ato punët e veta, nëse ekziston një nga ato unë varem këtu. Po nuk kanë lidhje fare, këto janë budallaqe. Më tha vetë shefi që ato e kanë bërë, por çfarë ti se atë janë maskarenj që kanë bërë veprimin. Të zbardhet e vërteta, ndryshe pastaj nuk mund të…