Policia bën zbulimin e pabesueshëm në 2 arkivolë

Trafikantët nuk reshtin së surprizuari, kur mendojnë vendet e reja që duhet të zgjedhin për të fshehur drogën.

Policia në Kolumbi ka zbuluar plot 300 kilogramë kanabis të fshehur në një arkivol, në zonën e Santander.

Sipas BBC-së, sekuestrimi erdhi pas kontrollit që iu bë një makine funerale brenda së cilës ndodheshin 2 arkivolë.

Autoritete arrestuan shoferin e automjetit.