Pla*goset një polic në Prishtinë


Një zyrtar policor është pla*gosur mëngjesin e së premtes nga disa ha*jna që kishin shkuar për ta vjed*hur bankomatin e një qendre tregtare në lagjen Veterniku në Prishtinë.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës.

Policia bëri me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 5 e 30 minuta.
Sipas njoftimit, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe ka pasur të sht*ëna me a*rmë zj*arri.
“Rreth orës 05:30 është pranuar informata për një tentativë gra*bitjeje të një bankomati në një qendër tregtare në lagjen Veterniku në Prishtinë.

Me të marrë informatën, policia me shpejtësi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dy*shuarit, për t’iu shmangur kapjes nga policia, kanë sh*tënë me ar*më zja*rri në drejtim të zyrtarëve policorë dhe për pa*sojë kanë pl*agosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Aktualisht policia është në vendin e ngjarjes dhe po i kryen ekzaminimet e nevojshme si dhe po i ndërmerr të gjitha masat policore për një hetim të detajuar me fokus identifikimin e të dy*shuarve, lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë zëdhënësi i PK-së në Prishtinë, Agron Borovci.

Baby Boo