Pika kufitare Llojan – Miratoc ende pa zgjidhje, në pritje të Beogradit


Autoritetet serbe ende po mbajnë peng vendimin për hapjen e kalimit të ri kufitar Llojan – Miratoc që lidh vendbanimet shqiptare të Maqedonisë së Veriut me Luginën e Preshevës në pjesën e Serbisë.
Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani pranoi dje se Beogradi akoma nuk ka vendim të prerë dhe se pritet vendimi i tyre.
“Qëndrimi i tyre ishte se kemi një pikë, Tabanocën në 13 kilometra afër, këtu do të kalojnë disa njerëz gjatë ditës dhe nuk kemi llogari të mbajmë tre ndërrime atje për të mbajtur kufirin hapur. Mirëpo mendoj që insistimi jonë po edhe ndihma e madhe e ambasadës norvegjeze e cila doli me asistencë financiare goxha të madhe për të rrumbullaksuar infrastrukturën atje, ndryshoj edhe klima dhe mesazhet tani janë pozitive edhe nga Serbia edhe pse formalisht ende nuk kemi përgjigje”, deklaroi zëvendëskryeministri, Bujar Osmani.
Ndryshe, projekti i vendkalimit kufitar mes Lljoanit dhe Miratocës ka qenë njëri ndër premtimet më të mëdha të BDI-së në çdo cikël zgjedhor, por që deri më sot nuk është realizuar.

Baby Boo