Mashtrohet 41-vjeçarja nga Gostivari, i shitet një banesë nga një person i cili nuk ishte pronar i vërtetë i saj


Dyzet e një vjeçarja nga Gostivari, dje (11-janar) në orën 12.00 në SPB Tetovë ka raportuar se nga A.S. nga Gostivari ka blerë një banesë dydhomëshe, pas së cilës prej tij i ka marrë çelësat e banesës, i ka paguar shumën e kontraktuar, por pas një kohe te raportuesja kanë ardhur disa persona të tjerë dhe i kanë thënë se banesa nuk është pronë e personit që më parë ia kishte shitur asaj, kështu që ajo e kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
                                 

Baby Boo