Përse femrat janë qartësisht më të përsosura se meshkujt


Nga Elis Buba

Unë jam një mashkull, burrë si gjithë të tjerët dhe një shqiptar tipik në shumë aspekte. Fusha ime e përjetshme e studimit është antropologjia dhe kësisoj gjithnjë i rikthehem sjelljes njerëzore si burim frymëzimi shumë i madh p0.ër mua.

Jeta më ka mësuar të njoh logjikën si monarke absolute për një sjellje të shëndetshme ndaj vetes dhe të tjerëve.

Pikërisht logjika është qartësisht e lidhur me atë që ne të gjithë e quajmë mençuri, zgjuarsi ose inteligjencë.

Dhe në pikpamjen time femrat këtë cilësi e kanë më të spikatur, sidomos në rrafshin social.

Fuqia e pohimit dhe mohimit

Në një marrëdhënie të thjesht mes speciesh nga dy gjini të kundërta, mashkulli është lypsi i përjetshëm dhe femra dhuruesja e përjetshme. Të paktën ky është standardi i përgjithshëm.

Në përpjekje për ta bërë femrën për vete, meshkujt e kanë si natyrë të dytë, instikt të lindur gati, që të heqin dorë për disa kohë nga ajo që rëndom njihet si sedra e tyre, ego e tyre, ngurtësia tipike etj. Është burri që i kërkon dorën gruas dhe kjo është pjesë e kulturës së kahershme dhe e cilësuar edhe simbolikisht në ligje të ndryshme shtetërore.

Në krahun tjetër femra, për më korrektësisht gruaja, e ka në dorë të pranojë ose mohojë këtë kërkesë të burrit. Është pikërisht kjo e drejtë, dhënë kësaj gruaje, që e vendos në avantazh ndaj burrit që ka përball. Është pikërisht kjo lloj aftësie për të ushtruar një fuqi dhe pushtet absolut në këtë rast, që e fut femrën në një kupolë imagjinare kristali, të padepërtueshme nga asnjë mashkull, pa lejen e saj.

E theksoj fortë ky është pushtet. Këtu padyshim e kam fjalët për femra me cilësi të mira humane dhe një barazi shtresore dhe kushte lirie të plotë për të dy palët.

Femra kur është e lirë, nuk abuzon kurrë me këtë pushtet, nuk manipulon brenda tij dhe nuk luan me të. Por historia ka treguar se ne meshkujt jemi kujdesur shumë, që liria e femrës të jetë e kufizuar dhe mundësitë e saj të zgjedhjes të jenë të kushtëzuara.

Sot falë evoluimit dhe hapjes sonë si shoqëri që jeton në mes të civilizimit europian, i cili gjithashtu po evoluon, ka më shumë demokraci mes dy gjinive dhe sigurisht që femrat janë të ndërgjeshshme dhe të përgjegjshme për kostot dhe benefitet e barazisë me seksin e kundërt.

Vullneti i lirë

Vullneti i lirë i njerëzve, është një nyje gordiane për ata që kërkojnë dominancë dhe kontroll ndaj tyre.

Burrat mes burrash mund të jenë kush e kush i aftë dhe i zoti për të spikatur dalluar e fituar respekt, por gjithsecili prej tyre para një femre janë absolutisht të përulur, nëse kërkohet harmoni në një marrëdhënie. Kjo harmoni është e plotë kur vullnetet nuk janë të përthyera. Përndryshe kemi të bëjme me nënshtrim dhe sigurisht që nënshtrimi e turbullon karakterin e femrës dhe represioni e frustracioni vihen në shërbim të revanshit.

Femra e ka të qartë me kë do shkojë në shtrat nga pretendentët dhe kjo është pika me rëndësinë më kardinale të mundëshme. Mes dy individëve me vullnet të lirë, mbërritja deri aty, nuk është një fitore mashkullore siç mund të konceptohet nga shumë prej gjuhëve të drunjta që kemi vërdallë. Fiton dëshira, dashuria dhe lumturia. Sepse sigurisht edhe femra ka nevojat e saj njerëzore për ngrohtësi.

Por sigurisht që kjo nevojë për femrën duhet të shoqërohet me disa garanci. Siguria është një prej tyre e më kryesorja dhe përfshin një listë të gjatë përbërësisht që gjithsekush i di vetë, varet nga marrëdhënia.

Menaxhimi i përkryer i vetvetes

Pikërisht sigurimi i këtyre garancive, është aftësia e kultivuar që e bën femrën më të mençur se mashkulli, në marrëdhëniet bazike njeri-njeri.

Fill pas adoleshencës, një vajzë mëson të krijojë imunitet ndaj pretendentëve dhe të jetë një përzgjedhëse e zonja. Djali në të kundërt, mëson se si të shtrembërojë vullnete me anë të fjalëve, simboleve dhe dhuratave për të marrë atë që do në atë moshë. Por aftësinë e selektimit e ka në nivele bazike, pasi nuk synon cilësinë, duke mos e njohur atë.

Femra në këtë pikë kultivon e para vetrespektin dhe logjikën, sakaq që mashkulli kultivon ambicien dhe shuan kureshtjet duke përftuar njohuri.

Me pushtetin e pohimit dhe mohimit femra rritet për tu bërë një menaxhuese shumë e mirë e vetes në krahasim me mashkullin. Kësodore në një marrëdhënie mes të dyve është mëse e qartë se kush i vendos pikat mbi “I”-të me rëndësi shpirtërore dhe jo vetëm.

Femra e rritur me norma dhe edukatë të mirë familjare, nga prindër që i kanë dhënë shembullin e jetës e jo thjesht ta kenë vëshguar me mahnitje teksa rritet, është ajo që merr vendimet më të sakta për jetën e saj. Eshtë ajo që ndan pa kurrfarë mëdyshje të mirën nga e keqja me vetpërmbajtje, pasi aftësitë dalluese e përzgjedhëse në një femër rriten bashkë me të. Aftësitë e saj negociuese në moshë madhore kanë vënë rrënjë të forta dhe guximi i saj mund të çarmatosë një ushtri me meshkuj.

Kusht për të pasur ose për të qenë një femër e tillë është vetëm liria e pakushtëzuar në hapësirë dhe kohë.

Unë jam një mashkull, burrë si gjithë të tjerët ndoshta jo, por një shqiptar tipik në shumë aspekte.

Ajo që gjej brenda një gruaje, qëndron fare pranë përsosmërisë së qënies.

Baby Boo