ZAEV: PAS FESTAVE DO TË DIHET PËRBËRJA E RE QEVERITARE


Kryeministri Zoran Zaev tha se këtë fundjavë do të përfundojnë bisedimet për përbërjen e re qeveritare, ndërsa pas festës, do të dihen saktësisht vendet ministrore dhe të drejtorive.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË 
“Bisedimet po rrjedhin, më tepër i shfrytëzoj vikendet për këtë punë, sepse kam shumë punë, mysafir në Maqedoni dhe të ngjajshme. Unë shpresoj që këtë vikend, siç edhe përfundon muaji prill, do të përfundojmë me këtë punë. Pas festave të një majit, planifikoj të dal për të informuar opinionin dhe me kominikatë para parlamentit, për gjithë atë që paraqet ndryshim në përbërjen qeveritare, më pas edhe ndryshimet e caktuara në drejtoritë e institucioneve të caktuara. Kështuqë në fund jemi me bisedimet.

Ai shtoi se akoma nuk e din se cilat parti do të jenë pjesë e qeverisë, pasi organet dhe trupat e të gjitha partive do të sjellin vendime për atë që është biseduar mes krerëve të partive.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË
“Jo akoma nuk dihet, pasi sigurisht ekziston procedurë në fillim të muajit maj, ku organet dhe trupat e të gjitha partive do të sjellin vendimet, se çka Zaev ka folur me kryetarët e partive të tjera, ne jemi vetëm individë, në fund do të duhet të sjellin vendime, organet kompetentë, varësisht prej vëllimit të ndryshimeve që do të bëheshin.”

Sipas burimeve të Televizionit Shenja, pjesë e shumicës parlamentare pritet të jetë edhe BESA e drejtuar nga Afrim Gashi. Më 3 maj pritet që të shpallen rezultatet përfundimtare të negociatave që po vijojnë mes partive politike. Reformatimi i Qeverisë, gjegjësisht zgjerimi i shumicës parlamentare, ishte paralajmëruar kohë më parë nga vetë kryeministri Zaev, i cili dëshiron shumicë sa më të konsoliduar në Kuvend, në pritje të vendimeve të rëndësishme për vendin, siç është integrimi i vendit në NATO dhe hapërimi në integrimet për në BE. Nga Lëvizja BESA kanë deklaruar se për ta nuk është me rëndësi çështja e pozicioneve por programi qeveritar dhe parimet mbi të cilat do të ndërtohej bashkëqeverisja. Së fundmi koalicionit Qeverisës i është bashkuar Partia Demokratike Turke. Ajnur Bafqari /SHENJA/

Baby Boo