PËRPJEKJE E RE PËR MARRËVESHJE MES PARTIVE RRETH PSP-SË (VIDEO)


Grupet partiake janë mbledhur edhe sot në Ministrinë e Drejtësisë në një tentim të radhës për të gjetur zgjidhje të përhershme kompromisi për disa ligje të rëndësishme e që janë bërë shkak për thellimin e ndasive të reja mes pushtetit dhe opozitës. Përfaqësues të LSDM-së, BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së do të vazhdojnë bisedimet për ligjet reformuese, ligjin për prokurorinë e përgjithshme si dhe për prokurorinë speciale publiie. Sipas njoftimeve nga takimi i parë, për PSP-në kërkohet një zgjidhje për funksionim të kësaj prokurorie si repart brenda Prokurorisë Shtetëroren Publike. Por partitë vazhdojnë të mbeten të ndara rreth përbërjes ekipore dhe mandatit.

VMRO-DPMNE gjegjësisht kreu i kësaj partie, Hristijan Mickovski konteston ekipin e PSP-së dhe vetë kryeprokuroren Katica Janeva, ndërsa kryeministri Zoran Zaev i ka dalë në mbrojtje ekipit të deritanishëm. Për Mickovskin Janeva dhe prokurorët e tjera janë të politizuar, ndërsa për Zaevin ata janë njerëz që kanë sakrifikuar për të sjellë drejtësi dhe nuk mund të devalvohen me shkarkim. VMRO-DPMNE kërkon që edhe kryeprokurori i përgjithshëm shtetëror të zgjidhet me propozim të partisë më madhe opozitare. Por, nga LSDM kanë thënë që edhe me rekomandim të BE-së, por edhe në përputhje me rregullativën ligjore kryeprokurori ashtu si edhe numri një i Prokurorisë Speciale Publike duhet të zgjidhen nga këshilli republikan i prokurorëve. Partia më e madhe në pushtet dhe vetë kryeministri Zaev vlerësojnë se nuk janë liderët partiak ata që duhet te gjykojnë punën e prokurorëve.

Partitë politike diskutojnë edhe për ligjet reformuese, ndërsa vërejtjet më të mëdha mësohet se VMRO-DPMNE i ka në ligjet që kanë të bëjnë me sferën e sigurisë dhe kontrollit mbi organet e sigurisë shtetërore. Nga BDI gjatë takimit të parë thanë se kanë ardhur për të dëgjuar qëndrimet e opozitës lidhur me ligjet për të cilat partitë në pushtet veçmë kanë arritur marrëveshje. Bisedimet u paralajmërua se do të zgjasin dhe nuk do të jenë të lehta, por nga ana tjetër pushteti shpreson se këto tema do t’i mbyll para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale. Arben Zeqiri /SHENJA/

Baby Boo