Përfshihet nga flakët spitali grek në Stamboll. Evakuohen pacientët nga stafi, zjarrfikësit dhe banorët e zonës


Tmerr në spitalin grek në Valoukli në Stamboll.

Siç raportojnë mediat turke, sapo është vënë re zjarri, ka nisur evakuimi i pacientëve qoftë me krahë, karroca apo mjete të tjera rrethanore.

Zjarri ka rënë për shkaqe të panjohura, ndërsa në vendngjarje shkuan forca zjarrfikëse. Punonjësit shëndetësorë, zjarrfikëset, punonjësit e policisë dhe qytetarë kanë nxjerrë të moshuarit nga spitali me barela dhe karroca.

Pacientët u dërguan në spitale të tjera të rajonit. Ndërkohë që policia mori masa të gjera sigurie në zonë, ekipet shëndetësore kanë ndërhyrë tek qytetarët e prekur nga tymi për shkak të zjarrit.

Zyra e Guvernatorit të Stambollit njoftoi se pacientët u evakuuan në spitale të tjera.

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, tha se shkaku i zjarrit aktualisht nuk dihet dhe se janë gjithsej 104 pacientë që u evakuuan.

Tymi i shkaktuar nga zjarri në ndërtesën historike u pa nga shumë lagje të Stambollit.

Po hetohet për shkaqet e ngjarjes.
VIDEO

Baby Boo