Vetura i preu rrugën dhe u përplas fuqishëm, si ndodhi aksidenti me tre të vdekur në rrugën e Arbrit


Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Arbrit, ku kanë humbur jetën tre persona dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Policia në një njoftim për mediat sqaron se në aksident janë përfshirë dy mjete, të cilat janë përplasur kokë më kokë.

Sipas abcnews, dyshohet se mjeti tip “Mercedes Benz 240” ku udhëtonin Kujtim dhe Murat Istrefi me dy bashkëshortet Lulzime dhe Firuze Istrefi, ka dalë nga një rrugë dytësore duke dalë nga fshati Gjoricë ku kishin qenë për vizitë dhe në momentin që kanë dalë në rrugën nacionale i kanë prerë rrugën mjetit tip “Mercedez” me targa angleze.

Baby Boo