Pendarovski: “Për zgjedhje vendosin deputetët!” Hoxha pohon se do të kemi (VIDEO)


Nisma për zvogëlimin e numrit të deputetëve nga 120 në 90 sipas Presidentit Pendarovski është e mirë për shkak se në kështu do të ulen shpenzimet në Kuvend, por sipas tij nga aspekti politik është problematike hapja e Kushtetutës për t’u realizuar kjo gjë. Ai thotë se duhet të hapet kur me të vërtetë ka nevojë për këtë gjë.

Për insistimin e opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Pendarovski thotë se nuk i takon që të komentojë, por thekson se shumë shpesh kemi zgjedhje.
Por sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, në emisionin e mbrëmshëm të Klik Plus, pohoi se megjithatë do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare tashmë një periudhë të gjatë insiston opozitarja VMRO-DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët, por partia në pushteti nuk pranon dhe thotë se zgjedhje të rregullta do të kemi në vitin 2024.

Baby Boo