Përleshje para kazinosës në Shkup: Gruaja plagos me thikë ish-partnerin


MPB-ja njoftoi se pardje në ora 19:25 në SPB Shkup është raportuar se para kazinosë në lagjen Aerodrom, pas një debati të mëparshëm, ka ndodhur një konfrontim fizik në mes të T.M. nga Shkupi dhe ish-partneri i saj 45-vjeçar, gjatë të cilit gruaja ka përdorur thikë dhe e ka plagosur.

Lënda e mprehtë është gjetur dhe marrë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, sipas policisë do të bëhet kallëzimi përkatës.

Baby Boo