Pendarovski: Masa më rigoroze, vetëm nëse …


Pendarovski: Masa më rigoroze, vetëm nëse autoritetet vlerësojnë se ka nevojë

Frika ime më e madhe ishte dhe mbetet në ekonomi, veçanërisht ana e të ardhurave të buxhetit. Sigurisht, pa lënë mënjanë edhe shqetësimin për shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë, që është absolutisht përparësia jonë më e madhe, tha Presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për portalin Faktor, përcjell GazetaExpress.

Presidenti ndër të tjera tha se pandemia është sfida më serioze me të cilën po përballet vendi, por edhe i gjithë bota, sepse pandemia që ka shpërthyer ka filluar të bëjë presion mbi ekonominë globale.

Presidenti theksoi se futja e mundshme e masave më radikale do të ndodhë vetëm nëse ekziston një vlerësim i tillë nga autoritetet kompetente, sipas të cilit, masat e marra deri më tani po japin rezultatet e duhura dhe po parandalojnë përparimin gjeometrik të virusit.

Baby Boo