Arrestohet punonjësi i Parkingut të Qytetit të Tetovës!


Sot ështëj arrestuar një punonjës i Parkingut të Qytetit të Tetovës, NP Parkingu ka reaguar duke shkruar:

NP Parkingu i Qytetit Tetovë, reagon ashpër për arrestimin e sotëm të një punonjësi të ndërmarrjes nga zyrtarët policorë. Punonjësi ishte ndaluar me arsyetimin se kishte fyer zyrtarin policor dhe është mbajtur në polici për më shumë se katër orë.
Gjegjësisht, sot në mëngjes, një pronar i një veture është ankuar se i është bllokuar makina për të cilën nuk kishte paguar për parkim. Për këtë rast ai ka lajmëruar policinë dhe pasi kanë mbërritur dy zyrtarë policor, punonjësi i parkingut i ka shpjeguar njërit prej tyre se për çfarë bëhej fjalë, për të cilën ka reaguar zyrtari policor për mos kryeje të detyrës si duhet, ku ka pasur edhe një debat verbal mes tyre.
NP Parkingu i Qytetit do të paraqesë ankesë deri në Sektorin për kontroll të brendshëm dhe shërbime profesionale në MPB, për ndalim të pabazuar dhe të gjatë të punonjësit të tyre dhe do të kërkojë zbardhjen e drejtë të rastit.
NP Parkingu i Qytetit vazhdon të bëjë punën e saj në mënyrë profesionale, për qarkullim më të mirë të trafikut, rregull më shumë dhe me këtë edhe kontribuon në sigurinë e qytetarëve!

———-

ЈП Градски паркинг Тетово, остро реагира на денешното приведување на вработен во претпријатието од страна на полициски службеници. Вработениот, бил приведен со образложение дека омаловажувал полицаец, и задржан во притвор повеќе од четири часа.
Имено, претпладнето, сопственик на возило се пожалил дека истото му е блокирано, а за паркингот воопшто не извршил плаќање. Повикал полиција, па откако дошле двајца службеници, вработениот на паркинг му објаснил на едниот од нив за што се работи, на што полицаецот изреагирал дека не си ја вршат работата како што треба и настанала вербална расправија.
ЈП Градски паркинг ќе поднесе представка до Секторот за внатрешна контрола и професионални услуги при МВР, за неосновано и предолго задржување во притвор на нивниот вработен и ќе бара правично расветлување на случајот.
ЈП Градски паркинг продолжува професионално да си ја извршува својата работа, за подобар сообраќаен проток, поголем ред, а со тоа и безбедност на граѓаните!

Baby Boo