Viktimat deri në 30 vjeç, Zaevi me Osmanin dhe Filipçen nisen drejt Sofjes


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është nisur menjëherë drejt Bullgarisë pas aksidentit të tmerrshëm që i mori jetën 46 personave, që besohet të jenë kryesisht nga Maqedonia e Veriut.
I shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani si dhe ai i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ai do të ndalet në Sofje.

Kryeministri maqedonas deklaroi në Maqedoninë e Veriut se autobusi ka qenë duke u kthyer nga Turqia ku prej 53 udhëtarëve 46 prej tyre tashmë nuk jetojnë më.
Po ashtu, ai deklaroi se 12 vi*ktima janë nën moshën 18-vjeçare.

“Ka ndodhur tr*agjedi e madhe në Strumca para Bllagoevgradt. Autobusi i Maqedonisë është kthyer nga Stambolli, Turqia – nga ekskursioni. Tra*gjedia është në kthesën drejt një vendi të vogël ku prej prej 53 udhëtarëve në autobus, 46 kanë vd*ekur në vendngjarje, kurse 7 janë në spitalin në Sogje. Unë, ministri i Shëndetësisë, dhe ministri i Punëve të Jashtme tashmë jemi para Sogjes, t’i vizitojmë të sëmurët dhe të kuptojmë më shumë për fatkeqësinë. Më vjen keq se më shumë, 12 fëmijë janë nën 18 vjeç. Tr*agjedi e tmerrshme, tr*agjedi e madhe, ngushëllime deri te familjet. Nuk e dimë se kush janë qytetarët, na konfirmuan se janë qytetarë tanë, na konfirmuar se janë në gjendje të mirë 7 persona që janë në spital dhe për këtë shkojmë atje që të informohemi për më shumë detaje”, tha Zaevi.

Baby Boo