Pas pushimit 1 mujor, deputetët i rikthehen punës në Kuvend


Kuvendi u kthye në punë. Trupat punues sot lexuan propozim ligjet lidhur me emrin kushtetues dhe atë për dokumentet e udhëtimit. Për shkak të mungesës së konsensusit mes pushtetit dhe opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE, emri kushtetues në dokumentet personale dhe ato të udhëtimit do të rregullohet me dekret. Sipas Qeverisë kjo bëhet me qëllim zhbllokimin e dhënies së dokumenteve të reja me emrin kushtetues, përkatësisht letërnjoftimeve dhe pasaportave.

Në koordinimin e fundit të kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi me koordinatorët e grupeve parlamentare dhe deputetët e paorganizuar në grupe ka konstatuar se deri më 14 shtator do të vazhdohet me seancat e hapura, ndërsa pas 14 shtatorit do të thirret seancë e re plenare për pika të reja.

Në procedurë ka mbetur ligji i cili parashikon të dielën ditë jo punë, ligji për gjykatësit kushtetues, interpelancat dhe pakoja e ligjeve për arsim. Gjithashtu pa proceduar ka mbetur propozim-Ligji për lëndët na*rkotike të cilit Qeveria i ka vendosur flamurin Evropian. Deri para pushimit vjetor nuk u mbajtën as seancat për interpelancë ndaj dy ministrave të kabinetit qeveritar, Lupço Nikollovskit dhe Bojan Mariçiqit, ndërsa opozita vazhdon të këmbëngul në debatin publik për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

VMRO-DPMNE-ja vlerëson se me afrimin e zgjedhjeve lokale, fushatën dhe procesin e regjistrimit, Kuvendi përsëri do të ngel mbrapa me punë. Në seancën e 45 ndodhet edhe leximi i parë i propozim-Ligjit për lojërat e fatit. Propozimi i dorëzuar në Kuvend i cili mban firmën e zëvendëskryeministrit, Artan Grubi parashikon organizimin e lojërave të fatit dhe largimin e këtyre objekteve tyre të paktën 500 metra nga shkollat fillore dhe ato të mesme.

Baby Boo