Aksident trafiku në Resnje, traktori e godet një motociklist


Me 21.07.2020 në ora 13.25 në rrugën regjionale Makazi-Markova Noga në udhëkryqin për në fshatin Kisha e bardh e poshtme ka ndodhur një aksident trafiku midis traktorit “IMT 533” pa targa e drejtuar nga Zh.I.(78) nga fshati Kurbinovo Resnje dhe motocikletës “BMV 1200” me targa nga Manastiri, e drejtuar nga A.O.(36) nga Manastiri.

Pas aksidentit, motociklisti është dërguar në Spitalin Klinik në Manastir, ku iu janë konstatuar lëndime të rënda. Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori Publik, ndërsa kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Repartit të Policisë në Resnje./Almakos

Baby Boo