Dhunimi i dy personave në Krujë/ Policia shpall në kërkim 6 nga autorët, i bën thirrje djalit dhe vëllait të Rrajas që të dorëzohen


Shkon në 8 numri i personave të shoqëruar dhe ndaluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 6 korrik 2023, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, si dhe shkon në 6 numri i shtetasve të shpallur në kërkim.

Policia i ka bërë thirrje vëllait dhe djalit të ish-deputetit Rrahman Rraja, Xhelal Rexhep Rraja, si organizatorë të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, të dorëzohen sa më parë së bashku me personat e tjerë të shpallur në kërkim, pasi çdo orë që kalon rëndon akoma më shumë pozitën e tyre penale.

Në vijim të veprime hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së rëndë të ndodhur në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku një grup personash kanë goditur me sende të forta dhe kërcënuar me armë shtetasit Bilbil Maja dhe Jashar Maja, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Komisariati i Policisë Krujë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në orët e para të datës 08.07.2023, kanë organizuar operacionin për kontrollin e ambienteve dhe vendeve ku mund të mund të fshiheshin personat e shpallur në kërkim, të përfshirë në ngjarjen e datës 06 korrik 2023.

Baby Boo