Parking falas në Shkup për festën e Fitër Bajramit

Më 1 maj për Ditën e Punës dhe më 2 maj për festën e Fitër Bajramit, në zonat e parkimit me të cilat udhëheq NP “Parkingu i Qytetit” – Shkup nuk do të kryhet pagesa, informojnë nga NP “Parkingu i Qytetit” – Shkup.

Baby Boo

NP “Parkingu i Qytetit” – Shkup shtojnë se puna e rregullt dhe pagesa do të kryhet në dy garazhet në kate “Beko” dhe “26 Korriku” dhe në parkingjet “Koço Racin”, “Treska”, spitali i Qytetit dhe Qendra Klinike “Nënë Tereza”.