Japoni, mbahet ceremoni përkujtimore në 76-vjetorin e hedhjes së bo*mbës atomike në Nagasaki


Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga, tha se vendi i tij mbart vizionin e lidershipit që komuniteti ndërkombëtar të arrijë idealin e tij për një “botë të pastruar nga ar*mët bërthamore”.
Në Monumentin e Paqes në qytetin Nagasaki u mbajt një ceremoni përkujtimore me rastin e 76-vjetorit, kur qyteti japonez u bom*bardua më 9 gusht gjatë Lu*ftërave të Paqësorit në Lu*ftën e Dytë Botërore.
Ceremonia filloi me një minutë heshtje në orën 11:02 me orën lokale, ora kur u lëshua bo*mba në qytet.

Në një fjalim të mbajtur në ceremoni, kryeministri Suga u shpreh: “Si vendi i vetëm që është përballur me bo*mbat atomike, Japonia ka vizion të pandryshueshëm që komuniteti ndërkombëtar të ecë hap pas hapi drejt idealit për një botë të pastruar nga ar*mët bërthamore”.
Suga theksoi se qeveria e tij do të vazhdojë aktivitetet për ndihmë gjithëpërfshirëse ndaj vi*ktimave të bo*mbës bë*rthamore që njihen si “hibakusha” dhe se gjithashtu qeveria e tij do të vazhdojë bashkëpunimin me aktivistët e çarmatosjes nga ar*mët bërthamore.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dërgoi mesazh në ceremoninë ku ai nuk mundi të marrë pjesë për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).
Guterres deklaroi se “OKB-ja u ndërtua me qëllim për të parandaluar fatkeqësinë e lu*ftës. Në drejtim të këtij qëllimi, është detyrë e të gjitha shteteve anëtare që të punojnë për eliminimin e armëve më vd*ekjeprurëse të prodhuara deri më sot”.

Ndërkohë, edhe kryetari i Bashkisë Nagasaki, Taue Tomihisa, tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të ngrejë zërin kundër rre*ziqeve të ar*mëve bërthamore.
“Për një botë të pastruar nga ar*mët bërthamore, liderët duhet t’i përmbahen qëllimit për pakësimin e këtyre ar*mëve. Edhe shoqëria civile duhet të inkurajojë liderët në këtë drejtim”, tha Taue.

Baby Boo