Shekerinska: Shumë shpesh politika fshihet pas tifo grupeve


Sot, një delegacion i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në kishën e “Shën Spasit” në Shkup vendosën lule me rastin e 117 vjetorit të vdekjes së Goce Delçevit.

Në momentin kur Shekerinska po përgatitej të jepte një deklaratë për mediat, një grup i vogël tifozëve filluan të brohorasin “Asnjëherë në Veriore, gjithmonë Maqedoni”, pas së cilës ministrja hoqi dorë nga deklarata e saj. Ajo u tha mediave se do të jepte një deklaratë përpara monumentit të Delçevit në Parkun e Qytetit sepse, siç tha ajo, disa njerëz po tentojnë të bëjnë politikë.

E pyetur nga reporterët nëse ajo mendonte se brohoritja ishte një veprim politik, Shekerinska tha se gjithmonë është kështu.

“Nuk është e rastësishme që kjo të ndodhë menjëherë pas një deklarate. Në Ballkan, kemi mësuar se shumë shpesh politika fshihet pas grupeve të tifozëve dhe abuzon me to”, tha Shekerinska.

Delegacioni qeveritar përfshinte gjithashtu edhe ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe ministren për Investime të Jashtme, Zorica Apostolska.

Baby Boo