Paragjykimet profesorë-nxënës , si të zvogëlohen paragjykimet mes profesorëve dhe nxënësve në shkolla?!


Donika Bakiu

Studiuesit e kanë shumë të vështirë ta përkufizojnë paragjykimin. Disa thonë se është ‘’një qëndrim ose mendim negativ ndaj një individi, vetëm sepse i përket një grupi të caktuar’’. Të tjerë thonë se ky qëndrim bazohet në ‘’informacione të pamjaftueshme’’, të cilat çojnë në ‘’paragjykimin e anëtarëve të një grupi’’. Është e qartë se paragjykimet janë të pranishme tek shoqëria shqiptare por edhe tek shoqëritë tjera . Megjithatë, dëshmitë e reja sugjerojnë se shkollat ​​që punojnë shumë për të promovuar një mjedis gjithëpërfshirës mund të ndihmojnë në frenimin e qëndrimeve negative midis profesorëve dhe nxënësve .

Paragjykime për nxënësit
Shkolla ka për obligim t’i ofrojë individit edukimin dhe njohuritë e duhura, që i nevojiten atij për fazat e mëvonshme të ekzistencës së tij dhe familjes së tij. Funksionin kryesor për bartjen e këtyre njohurive shkollore, që janë shumë të rëndësishme për një individ, e ka mësuesi. Gjëja e parë që duhet të përcaktosh në një diskutim rreth paragjykimeve të nxënësve është nëse këto paragjykime ekzistojnë. (.A.Hudson, 2004) Ai e bën këtë gjë në mënyrë të organizuar dhe institucionale. Mënyra sesi të organizohen orët mësimore si dhe mënyra e mësimdhënies përcaktohen me ligj. Në shkollat e mesme dhe fillore kemi disa lloje të konflikteve, si ato ndërmjet djemve dhe vajzave, vetëm ndërmjet vajzave si dhe ndërmjet mësuesve dhe nxënësve. Këto konflikte ndodhen për motive të ndryshme duke filluar nga: thashethemet, shakatë e tepruara, paragjykimet për origjinën, veshjen, sjelljen etj.Një arsye e vlefshme dhe aktuale në konfliktin midis mësuesit dhe nxënësit është konflikti breznor. Kjo është një arsye e vlefshme, por realiteti tregon se nxënësit nuk konfliktohen vetëm me mësuesit me moshë më të madhe, por ata konfliktohen edhe me mësuesit pranë moshës së tyre. Ideja se konfliktohen me mësuesit sepse ata nuk i kuptojnë mendësitë e reja adoleshente nuk më qëndron aktuale tek raporti nxënës – mësues i ditëve te sotme. Arsyeja diferencë moshe qëndron jashtë kufijve shkollorë. Një ndër arsyet tjera të konfliktit midis mësuesve dhe nxënësve, është edhe paragjykimi. A duhet të paragjykohen adoleshentët nga mësuesit për mënyrën sesi ata vishen? Mosha e adoleshentit karakterizohet nga një paqëndrueshmëri emocionale dhe mosha me tendencën drejt të resë, drejt asaj që është në modë .Në këtë logjikë arsyetimi, mësuesi nuk duhet ti paragjykojë nxënësit, por ti pranojë si të tillë .Ai nuk i përzgjedh ata, duhet të përshtatet ndaj ndryshimit dhe të resë. (Sinanaj, 2013) Paragjykime për nxënësit ekzistojnë shumë të cilat vijnë zakonisht nga mësuesit e tyre .Një profesor në shkollë të mesme gjithmonë vajzave u thoshte ‘’zgebavece’’ ndonjëherë vajzave që nuk kanë mësuar ose vetëm është fiksuar pas ndonjërës, ‘’ dobshit e këqi’’,- nxënësve kur nuk kuptojnë diçka dhe kërkojnë dhe njëherë shpjegim.Paragjykim tjetër për nxënsit që hasëm: ‘’Nxënësi e do vetëm atë profesor që e merr lehtë notën ‘‘ ,’’Nxënësit janë të pavëmendshëm’’, ‘’Asgjë s’dini’’, ‘’tupa’’,’’drasë jeni’’, ‘’kot vini ju në shkollë’’ ,’’jeni budalla krejt’’, ‘’Je shumë i trashë për ta kuptuar mësimin’’ . ‘’Janë përtaca si mësuesit e tyre. Janë të rrallë fëmijët që vërtet mësojnë me shumë dëshirë’’, ‘’Nxënësit me qëllim vonohen në orë të mësimit,me qëllim nuk koncentrohen gjetë orës mësimore,me qëllim e përdorin celularin’’. Paragjykime tjera për nxnësit: të urt, të sjellshëm dhe që mësojnë shumë deri tek ata që janë shumë të zhurmshëm dhe nuk e duan aspak mësimin. Por nxënësit gjithmonë i duan mësimdhënësit e tyre që janë dhe pedant në veshjet e tyre. ‘’Të dashur, si engjëj, të pafajshëm, të dëlirë, të përshtatshëm…; po edhe çapkën, mendjemëdhenjë, të paedukuar, neveritës’’,’’Dhen’’,’’kope’’, ‘’huligan’’. ‘’Nxënësi e don vetëm atë profesor që e merr notën lehtë’’, ‘’Nxënësit në vendin tonë janë të demotivuar për shkak të situatës aktuale në vendin tonë, megjithatë mes tyre ka edhe prej atyre që punojnë fort dhe besojnë ne një të ardhme më të mirë’’.Frazat që shfaqin diferencime si steriotipet fshatarë dhe qytetarë apo duke vënë në dukje vendin e origjinës së tyre si: “Hë se ju lebërit jeni të tillë”, kjo është një frymë që ndjehet. Një nxënës që vjen në një grup të ri problemet më të mëdha i ka me përfshirjen, përshtatjen dhe krijimin e raporteve me të tjerët. Mësuesi është në këtë rast katalizatori i cili duhet të bëjë që marrëdhënia mes nxënësve të jetë e ngrohtë. Puna e mësuesit kujdestar është që të njohë dhe të jetë sa më afër nxënësve për të njohur karakteristikat dhe veçoritë e botës emocionale të gjithsecilit. (Hoxhaj) Kemi paragjykime që bëhen nga mësuesit nga vendi ku ata vijnë dmth prej origjinës së tyre:Katundar,katunar, selak, seljak, malok,malsor. Nxënësit, pishtar të dijes, si gjeneratë e re tek të cilët duhet të zë vend qëndror qëllimi,roli dhe personaliteti i tij. Qëllimi mundëson përzgjedhjen e rrugës dhe indirekt kjo ndikon në jetën e tij duke reflektuar vlerat e rrugës së përzgjedhur të personalitetit të tij. Një nxënës pa qëllim është i gjykuar që gjithnjë të jetë cak i njerëzve që kanë objektiv. Ky virus aq është i përhapur në shoqëritë tona thuajse kemi hyrë në gjum të vdekjes. Nxënësi ynë shkon në shkollë dhe nuk ka qëllim e as që është i vetëdijshëm që është në rrugën e dijes.Ndaj, nxënësit duhet të kujdesen për formimin e personalitetit të tyre, nxënies, përfitimit të diturise e cila do i’a hap dyert e një ardhmërie më të sigurt e me plot suksese.Sipas një anketuesit erdhi një përgjigje mjaft interesante të cilën e kisha patjetër ta shkruaj në këtë studim: ‘’Nxënësit që vishen më bukur i marr për të pasur kurse ata që vishen me modesti më duken më pak të pasur’’. Mësuesit tanë lloj-lloj epitetesh i’u ngjitnin nxënësve: “Po msojeni arithmetikën more budallenj se ka për me ju dasht, msojeni more trutharë e hajvanë se kanë me u mashtru nesër në jetë…!”

Paragjykime për mësuesit
Mësuesit tanë.-Gjatë rinisë i zgjedhim mësuesit dhe drejtuesit tanë nga e tashmja dhe në rrethet kun a vendos rastësia:ne kemi bindjen e paarsyshme se e tashmja duhet të zotërojë mësuesit që mund të na shërbejnë më shumë së çdo tjetër dhe se duhet t’i gjejmë ata pa i kërkuar.Më pas vuajmë rëndë për këtë çilimillëk; duhet t’i vuash mësuesit mbi veten tënde.Atëherë do të përshkosh ndoshta të gjithë botën, të tashmen dhe të shkuarën, për të kërkuar mësues të vërtetë-por, ndoshta do të jetë tepër vonë.Dhe ,në rastin më të keq, ne do të zbulojmë se ata kanë jetuar kur ne ishim të rinj-dhe se atëherë ne ishim gënjyer. (NIETZSCHE, 2004) Mësues dhe nxënës.-Njerëzillëku i një mësuesi është t’i bëjë nxënësit e tij të ruhen prej atij vetë. (NIETZSCHE, 2004)
Figura e mësuesit eshte e shenjtë që në fillmet e para të historisë , të ekzistëncës së njerëzimit , por edhe për mësuesit ekzistojnë një numër i madh paragjykimesh qoftë negative qoftë pozitive. ‘’Në opinionin tim figura e mësuesit është një faktor i rëndësishëm, ai si një qytetar aktiv,punonjës social i cili është i caktuar që në mënyrën më të duhur të promovon dhe implementon disiplinë pozitive. Dije,butësi,sjellje …, dhe profesioni i tijë është një nga profesionet më të vlerësuara në të gjjthë botën,poashtu edhe më të veshtira pasi ata merren me edukimin e fëmijëve, si dhe rrugëtimin e tyre drejtë rrugës së dijes dhe një të ardhmeje të përkryer. ‘’Më kujtohen hapat e parë në shkollë, kur në syte e të gjjthëve neve mësuesi ishte një lloj superheroi, atë e admironim dhe gjithmonë e vlerësonim. Dhe, nese ai do te ishte i pasjellshëm apo i patakt, ne nxënësit do e merrnim si një model sjelljeje të pavend.’’ Pra,arsimimi është bërthama e një jete normale e të shëndetshme, e që duhet të merret nga persona të denjë.‘’Për mësuesit zakonisht kam përshtypje se janë me edukatë, kulturë shumë të lartë, kanë përgatitje arsimore në nivel të lartë, din të vishen dhe paraqiten bukur. Gjithashtu kam përshtypje se kanë zërin shumë të lartë pasi që ashtu e ushtrojnë profesionin.’’
– Nga pozita e nxënësit: si njeri –model, prind i dytë. – Nga pozita e të rrituri: si punëtor – misionar i shenjtë, por edhe njeri i sefasë, i kohës së lirë, i kafesë i çajit… Paragjykime tjera:çoban,polic, ‘’ nuk janë transparent për të gjithë nxënësit’’, të them janë mësues të mirë, do ta thoja vetëm sa për sy e faqe. Janë përtac, është fjala më e duhur. Sepse ata e dinë, e njohin profesionin e tyre, por nuk punojnë shumë. Ndoshta është çështja e pagës mujore të vogël që ata marrin, por jemi në Ballkan dhe ata që kur kanë zgjedh këtë profesion e kanë ditur se gjysma e punës do të jetë humane.’’ ‘’Mësuesit e vjetër janë më të pergatitur’’,’’ Ndonjëherë te ashpër, shumica janë të tillë përshkak se kanë mungesë njohurish në lidhje me lëndën që ligjërojnë’’,’’Mësuesit paragjykohen se nuk punojnë aq sa duhet, dhe paguhen më shumë se meritojnë’’,’’ Mësuesit kanë te preferuarit e tyre ndër nxenës/studentë, mësuesit mendojnë se janë të gjithëditur, mësuesit keqkuptojnë nxënësit /studentet’’,’’ Mësuesit e gjeneratave më të vjetra mendoj që janë në nivel, por këta të gjeneratave të reja po e shkatërrojnë arsimimin me paditurinë e tyre dhe marrjen e diplomave me para.’’.Nëse janë në moshë: ky është shumë i keq, kërkon shumë, nëse janë të rinj: ky/kjo kushedi si ka hyrë në punë, s’di asgjë, mendjemëdhenj; Ekzsitojnë lloje të ndryshme të paragjykimeve për mësuesit por nuk pajtohem me atë se mësuesit e rinj nuk dijnë , më saktë nuk i’u jepet mundësi ndonjëherë ta tregojnë veten kemi pas fatin të kemi mësues nga të gjithë moshat, ndonjëherë të rinjtë na kuptonin më mirë , ndoshta do t’i paragjykoja nga veshja profesoreshat e reja por jo të gjitha, por ka një grup që sedi se ndodhet përballë nxënësve prandaj mendoj se duhet kodeksi i të veshurit të respektohet në maksimum tek e fundit janë në shkolla jo në lokale apo shëtitje. Ekzsitojnë nga ata mësuesit e vjetër që ne thonim ‘’Janë ende në kohën e Titos’’ sikur ata e adhuronin atë kohë , sikur ende dëshironin të kthehet ajo kohë, mba mend shumë epiteti që i’u ngjitnin nxënësve si:lopa, arusha,gomari etj. Prandaj ekzistojnë mësues të ndryshëm si nxënësit që tregojnë edekuatën e tyre ashtu dhe mësuesët.

Baby Boo