Para sfidës Nurmagomedov-Gaetje, kujtojmë Khabib me plis shqiptari, dhuratë që ia dërgoi kampioni olimpik Shaban Tërstena


Në eventin e arteve marciale që sot do të zhvillohet në Abu Dhabi, përballja kryesore do të jetë në mes Khabib NurmagoMedov dhe sfidantit Xhastin Gaetje. Kampioni në peshat e lehta, NurmagoMedovi, numëron 28 fitore në po kaq ndeshje të zhvilluara dhe sonte do të mbrojë titullin për herë të tretë. Kundërshtari i tij, Gaetje, ka 22 fitore dhe dy humbje, por që cilësohet si kundërshtari më i vështirë që ka pasur ndonjëherë Khabibi. Ndeshja mes dy atletëve më të njohur të peshave të lehtë në UFC, do të fillojë në orën 23:00, sipas kohës sonë lokale.

Kujtojmë, vitin e kallar Khabib Nurmagomedov, kampion i peshave të lehta në UFC, i ka pranuar dy dhuratat e kampionit olimpik Shaban Tërstena-plisin e bardhë dhe librin tij Rruga e kampionit olimpik. Atij dhuratat i ka dorëzuar Mogamedxhi Nurov, i cili është nga Dagestani, por që do të jetë pjesë e sportistëve të Maqedonisë në Lojërat e dyta Europiane në Minsk të Bjellorusisë nga 21-30 qershor.

Kur Mogamedxhi Nurov ishte në Shkup takoi Tërstenën dhe ky i fundit i dërgoi dy dhurata Khabib Nurmagomedovit.
Fotoja e dy sportistëve të njohur nga Dagestani është shërndarë në rrjetet sociale.
Kujtojmë se, edhe Khabib i pari i kishte bërë një dhuratë kampionit olimpik në mundje Shaban Tërstena, duke i dhuruar një kapelë të tij.

Baby Boo