Ali Ahmeti: “Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të ish sekretares të Shtetit të SHBA-ve”


Ali Ahmeti shkruan:

Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të ish sekretares të Shtetit të SHBA-ve, një nga personalitetet më të shquara të politikës dhe diplomacisë botërore, znj. Madeleine Albright.

I paharrueshëm ndër ne do të mbetet kontributi i saj për pavarësinë e Kosovës, personaliteti paqedashës dhe përkrahja e madhe që çdoherë i ka dhënë vendit tonë në rrugën e zhvillimit dhe integrimit në strukturat euro-atlantike.

Kujtimet nga takimet me zonjën Albright më kanë lënë mbresa të veçanta duke e ndjerë atë si pjesë e jona e pandarë në historinë moderne të kombit tonë, ku zonja Albright zë vend të rëndësishëm dhe nuk do të harrohet asnjëherë nga kombi shqiptar.

Baby Boo