Pamje: Huliganët serbë e gjuajnë me çka t’u qëllon në dorë autoblindën e Policisë


Forcat e Policisë së Kosovës hasën në sulme brutale me armë e granta sot në një aksion në veri kundër kontrabandës.
Për pasojë, disa policë mbetën të lënduar dhe pranuan tretman mjekësor.
Në rrjete sociale tashmë ndërkaq janë shpërndarë pamje të sulmeve brutale që serbët bënë ndaj policëve të Kosovës.
Në njërën prej tyre, shihet se si ata qëllojnë me çka t’u qëllon në dorë mbi autoblindën e Policisë së Kosovës.

Baby Boo